Përplasen dy makina në Maqellarë, dy të plagosur

Dy automjete janë përplasur mesditën e sotme në Dibër.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Maqellarë-Shupenzë dhe si pasojë dy persona kanë marrë lëndime.

“Në vendin e quajtur ‘Rotonta’, aksi Maqellarë-Shupenzë, është  përplasur mjeti tip “benz” me drejtues shtetasin Gj.M, banues në Gjoricë, Bulqizë me mjetin tip “Opel”,  me drejtues shtetasin G.M, banues në Bllatë, Dibër. Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjeri B Xh,  50 vjeç,  banues në Gjoricë, që udhëtonte me mjetin tip  “Benz”, si dhe drejtuesi i  mjetit tip “Opel” shtetasi G.M, 32 vjeç”, sqaroi policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Peshkopisë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve  të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?