Përplasen dy makina në rrugën e Rinasit, plagosen tre norvegjezë

Një aksident me pasojë tre persona të plagosur ka për protagonistë, një shofer norvegjezë dhe një shqiptar. Aksidenti ka ndodhur në rrugën e Rinasit. Për pasojë, kanë mbetur të plagosur tre shtetas norvegjezë që udhëtonin si pasagjerë në makinën e drejtuar prej bashkëkombësit të tyre.

Njoftimi i Komisariatit Rajonal te Policisë Rrugore, Tiranë

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F. K., vjeç 35, banues në Norvegji, pasi dyshohet se në rrugën e Rinasit,  duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me mjetin tip “Alfa Romeo”, me drejtues A. N., vjeç 36, banues në Tiranë, për pasojë janë aksidentuar pasagjeret M. Ç., L. L., dhe M. L., vjeç  37, 29 e 35, banues në Novergji, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?