Përplasi për vdekje me makinë ish-të dashurin shqiptar, dëshmia e italianes: Ja ç’më bëri në parking
Italiania ka treguar përpara prokurorit të çështjes Gianluigi Dettori se si ishte njohur disa vite më parë me shqiptarin. Ajo tha se ai kishte punuar në ndërmarrjen e të atit dhe kishte arritur t’i gjente numrin e telefonit. Që nga ai moment kishte shfaqur pëlqimin për të, që sipas gruas, shkonte deri në ekstremitet.
Ajo tregoi se shqiptari ishte dashuruar me të, ndërsa e ka denoncuar edhe në një rast tjetër, kur bashkë me të birin kishte shkuar në kinema me një mik.
Sipas italianes, ai e ka pritur afër shtëpisë dhe e ka kërcënuar me mesazhe “Në qoftë se nuk bën çfarë të them unë do ta djeg djalin”. Kaq ka mjaftuar që ajo ta denoncojë.
I shoqëruar në polici, shqiptari ka deklaruar se fëmija ishte i tiji, ndërsa gjykonte sjelljen jo të pahijshme të nënës së tij.
Paraditen e së hënës, sipas versionit të saj, ai e ka kërcënuar sërish me thikë dhe për t’i shpëtuar të bërtiturave ajo ka vrapur në makinë duke e marrë përpara.
“Pata shumë frikë, ai bërtise dhe më vuri thikën në fyt”,- mësohet të ketë thënë gruaja./BW

