Përplasje e fortë mes dy skafeve në Koman, 8 të plagosur
Aktualitet E Mërkurë, 19 Gusht 2026 16:52
Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në zonën turistike të Komanit, pranë Lumit të Shalës.
Dy mjete lundruese, të llojit skaf, janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar disa të plagosur. Sipas të dhënave paraprake që vijnë nga terreni, rreth 8 persona dyshohet se kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me rrethanat e përplasjes dhe gjendjen e personave të dëmtuar.
KOHA JONË SONDAZH

