Përplasje fizike në çadër? PD: Vendi drejt konfliktit!

Protesta e opozitës është në ditën e 52 të saj dhe deri tani është raportuar për një protestë paqësore dhe pa konflikte.

Por një status në Facebook të sekretarit për Politikën me Jashtë në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka hedhur dyshimet për trazira të mundshme.

Shkak sipas tij është fakti se mazhoranca ka një plan për të provokuar fizikisht opozitën duke mobilizuar sipas tij militantë socialistë afër çadrës së ngritur nga Partia Demokratike para godinës së kryeministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rilindja plan për të provokuar fizikisht opozitën, mobilizon militantët afër çadrës. Vendi drejt konfliktit”, – paralajmëron zyrtari i PD.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se situata pranë çadrës së PD-së në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” paraqitet e qetë dhe se sipas tyre bëhet fjalë për spekulime politike që nuk kanë asnjë bazë reale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?