Peticioni i naftëtarëve të Patosit, askush nuk kthen përgjigje, gati protestat?

A e moren parasysh strukturat shtetërore peticionin e oraganizatave sindikale të naftës në Patos qe u është nisur pothuajse dy muaj më parë. Anëtarët e Organizatës së Pavarur të Naftës, i kërkonin në atë kohë Presidentit të Rpublikës, kreut të Kuvendit, kreut të Qeverisë, grupeve parlamentare të PD, PS dhe LSI dhe Ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri ndërhyrjn e tyre që te zbatohej statusi i naftëtarit para privatizmit të shoqërisë ‘Albetrol’ Sha. Përfaqësuesit e punonjësve në peticionin e tyre derguar qysh me 11 nentor 2017 strukturva shtetërore shprehen dakort me privatizimin por kërkojnë zbatimin e statusit te naftëtarit për të gjthë punonjësit si dhe lidhjen e kntratës së tyre kolektive të punës para mbylljes së procesit të privatzimit.
Naftëtarët kërkonin gjithashtu në letren e tyre për qeveritarët, largimin e te gjithë atyre firmave qe po e shkatërrojnë sipas tyre, industrinë e naftës me shfrytzimet pa kriter të nëntokës. Dhe duke qenë se nafta është një pasuri kombëtare ata kërkojnë në peticionin e tyre që të jenë partnerë në privatizmin e këtij sektori duke u shprehur te vendosur që të përshkallzojnë reagimin e tyre me te gjjtha mjetet demokratike deri ne realizimin e ketyre kërkesva.

Por peticioni i tyre duket se ka rënë në veshin  shurdhët të qeverisë dhe ndoshta e ndikuar edhe nga interesa klinteliste që shetisin nëpër botën e kontratave të naftës shqiptare është hedhur diku si diçka e panevojshme as për tu shikuar e jo më për tu trajtuar. Janë bërë publike me dhjetra akuza në lidhje me shfrytzimin e pasurisë së naftës dhe akoma nuk ka nisur një hetim i plote dhe i sakte. Naftëtarët e uzinës së Ballshit protestuan para pak ditësh dhe arriten të marrin vetëm një rrogë mujore sa për të mbyllur muajin dhe festat. Ndëkohë që peticioni i nisur institucioenve po bën dy muaj dhe akoma nuk e ka vene kush ujin në zjarr për ta trajtuar. Mbetet vetem të presim reagimin e naftëtarëve që kanë premtuar protesta demokratike për zgjidhjen e probleme të tyre. Syri.net

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?