Petrit Vasili: Policia është kthyer kundër qytetarëve, ja skaneri i errët i tyre
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me ngjarjen e fundi që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Komisariatin e Kamzës, ku një person humbi jetën pas një zjarri. Ai rreshtoi disa ngjarje që sipas tij e bëjnë “policinë të kthyer kundër qytetarëve”.
Postimi i plotë
Skaneri i errët i policisë, ku krerët gjallojnë mbi antiligjin!!
Ministria e Brendshme dhe Policia, qe vepron dhunshëm e kriminalisht janë kthyer në armike te qytetarëve.
Ngjarjet janë shume te renda dhe këta as nuk japin dorëheqjen, as nuk largohen, por vetëm projektojne krimin e radhës
Ja skaneri i errët i tyre i policisë:
⬛️ Një i ndaluar humb jetën në komisariatin e Kamzës.
⬛️ Ne protesta horra me xhupa te zinj rrahin, dhunojne e arrestojne qytetare, gazetare e gra gjoja ne emer te policise.
⬛️ Klodian Rashen policia e qelloi me plumb pas shpine dhe policia genjeu kriminalisht per te verteten.
⬛️ Shefat e policise u thone horrave pa uniforme te kene kujdes nga kamerat dhe mediat, qe horrlleku shteteror te fshihet dhe te mos merret vesh.
⬛️ Civile me xhupa nxjerrin zvarre dhe dhunojne qytetaret pa kursyer, te moshuar, femije dhe fra shtatzena, kur u prishen ne menyre te paligjshme shtepite.
⬛️ Gazi i policise mbyt kafsherisht protestat dhe hyn ne mijra banesa qytetaresh.
⬛️ Merr flake Komisiariati i Kamzes sikur te ishte nje dyqan i rendomte ushqimesh, pra ç’organizimi eshte teper i rende.
Ky Skaner asgjesues eshte e verteta e madhe e drejtimit antiligj te policise.

