Pezullimi nga detyra i Plarent Ndrecës, Prokuroria letër Ministrisë së Arsimit (Dokumenti)

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, i ka dërguar një letër Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku kërkon informacion për sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, Plarent Ndreca dhe Dorina Laci të cilën u pezulluan nga detyra pas urdhrit të ministres teknike të Arsimit e propozuar nga PD, Mirela Karabina.

Gjithashtu ministrja i kallëzoi në prokuroi shtetasit Plarent Ndreca dhe Dorina Laci të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “goditjes për shkak të detyrës”.

Sipas saj, këta shtetas dyshohet se kanë qenë të pranishëm në ambientet e shkollës së mesme “Shote Galica”, Fushë Krujë në kohën kur aty po zhvillohej provimi i Maturës Shtetërore, të pa pajisur me autorizim nga autoritetet përkatëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria kërkon informacion nga Ministria e Arsimit nëse Plarent Ndreca dhe Dorina Laci kanë qenë të pajisur me autorizim për të qenë të pranishëm në shkollë dhe nëse po të vihet në dispozicion autorizimi.
dokumenti

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?