Pezullohet lundrimi nga moti i keq, trageti Vlorë –Brindisi nuk niset nga Italia
Moti i keq i orëve të fundit ka përfshirë edhe qytetin e Vlorës, ku si pasojë është paralizuar trafiku detar për shkak të dallgëve të forta.
Peshkarexhat, anijet e peshkimit apo varkat e vogla të lundrimit janë këshilluar të ankorohen në vendstrehime. Trageti i linjës Vlorë -Brindisi nuk është nisur nga brigjet italiane, sakaq, anijet e mallrave po qëndrojnë në pritje në radë.
Kapiteneria e portit njofton se në gji, furia e detit i kalon 5 ballë e në det të hapur shkon7-8 ballë.
Kampionati i aeronautikës është pezulluar deri në një urdhër të dytë, për shkak të erërave të forta të cilat fryjnë me shpejtësi 15-17 km/h. Aktualisht nuk janë shënuar dëme në qytet për shkak të fortunalit, moti pritet të përmirësohet pas orës 18.00 të pasdites.

