Pluhuri misterioz në mitingun e PD, rritet numri i të prekurve, reagon QSUT-ja (Foto)

“76 qytetarë janë paraqitur sot që nga orët e para të mëngjesit deri në 11:00 në QSUT me probleme në sy, skuqje të fytyrës dhe syve, lotim,” thanë burimet nga QSUT-ja.

Më në fund, lajmin e publikuar tashmë nga mediat e konfirmoi edhe QSUT-ja. Në media qarkullojnë edhe fotot e personave që po trajtohen për simptomën e acarimit nga pluhuri misterioz.

Policia e Shtetit ka vënë dukje se të gjithë qytetarët që kanë pasur shqetësime kanë qënë pjesëmarrës në hapjen e fushatës së PD-së dje pasdite në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?