Po lëviznin me “Ford”, policia kap tre të “fortët’ me 12 kg drogë
Policia e Korçës ka vënë në pranga tre persona, pasi janë kapur me një sasi prej 12 kg drogë e llojit kanabis. Në pranga janë vënë Pandeli Gjylapi, Stavri Fani de Lorenc Çipi, të cilët po lëviznin me një mjet tip “Ford”. Të arrestuarit janë Pandeli Gjylapi, 26 vjeç, Stavri Fani 24 vjeç dhe Lorenc Çipi 29 vjeç, të tre banues në Korçë.
Policia arreston në flagrancë 3 shtetas, bashkëpunëtorë midis tyre për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore Korçë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, por edhe si rezultat i veprimeve të mirëorganizuara bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Pandeli Gjylapi, 26 vjeç
Stavri Fani, 24 vjeç dhe
Lorenc Çipi, 29 vjeç, të tre banues në Korçë.

