“Po mbytemi”, thirrjet live të banorëve të Mallkuçit

Fushë-Kruja është një nga zonat më të prekura nga përmbytjet, ndërsa më në rrezik raportohet të jenë disa familje në fshatin Mallkuç.

Një banor i këtij fshati ka apeluar për ndihmë në TV News 24, duke sqaruar se po ju rrezikohet seriozisht jeta. “Jemi 10 shtëpi të përmbytura, këtu ka rreth dy metra ujë. Deri tani s’kemi marrë asnjë lloj ndihme. Ju lutem na ndihmoni, se do mbytemi”,- tha live në News 24 banori.

Në lidhje me situatën e krijuar atje, ka reaguar Ministria e Mbrojtjes, e cila ka dërguar helikopter për t’i evakuuar.  Siç shihet edhe nga fotot banorët në Derven e Mallkuç kanë hipur mbi tarracat e shtëpive nga frika e prurjeve të mëdha të ujit. Burime zyrtare konfirmuan se deri tani FA ka shpëtuar 10 persona në fshatin Mallkuc-Bubq duke ndërhyrë me helikopter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?