“Po na shembin shtëpitë”, banorët e Tropojës bllokojnë rrugën
Gjatë ditës së sotme banorët e Dragobisë në Tropojë janë ngritur në protestë për shpërthimet me eksploziv që sipas tyre po bëhen për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë, por po u shkatërrojnë shtëpitë.
Ata bllokuan rrugën kombëtare Tropojë-Valbonë, duke u shprehur të shqetësuar se shpërthimet kanë shkaktuar rrëzimin e masivëve shkëmbore që kanë dëmtuar shtëpi.
Gjithashtu përfaqësuesi i Agjencisë Kombëtarë të Mjedisit thotë se ka frikë se shpërthimet e vazhdueshme prej më shumë se një viti kanë kompromentuar faqet shkëmbinjve dhe nëse ndodh një tërmet i vogël mund të ketë ortek të madh gurësh.
Por firma që po punon për HEC-et pretendon se shpërthimet me mina janë pjesë e procesit. “Nëse shtëpitë e banorëve janë dëmtuar nga këto shpërthime në do të rehabilitojmë ato në kuadër të planit të rehabilitimit te të gjithë zonës, që është një pjesë e rëndësishme e projektit” pohojnë ata.
Banorët tashmë duket se janë te bindur për dëmin në mjedis që kanë krijuar HEC-et, derisa punimet kanë nisur të rrezikojnë shtëpitë e tyre.
Shtëpitë zonën e Dragobisë janë karakteristike, tipike të trashëgimisë së arkitekturës të fshatrave alpine origjinalë shqiptare.
Ato janë përgjithësisht kulla guri trekatëshe, me dritare të vogla e porta rrumbullake. Disa prej tyre janë mbi 100 vjeçare dhe mjaft të forta për shkak të mureve të trasha të gurit, por shpërthimet e shpeshta me mina të viteve të fundit duket së i kanë tronditur rëndë themelet e tyre disa dje me shpërthimet u fundit muret e tyre u qanë.
Gurët shumë kilogramësh kanë pushtuar oborret e shtëpive dhe tani jeta banoreve nuk është më e sigurte, teksa mjedisi në luginë është dëmtuar sakaq.

