Po transportonin drogë drejt Greqisë, kapet mat 41-vjeçari shqiptar me të miturin
Aktualitet E Diel, 30 Maj 2021 04:29
Një 41 vjeçar dhe një i ri i moshës 15 vjeç, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur u neutralizuan nga policia fqinje ndërsa po ecnin me këmbë në rrethinat e Kozanit.
Dy shqiptarëve në kontrollin që iu bë në çantën e shpinës që kishin me vete u gjetën 10 paketa me kanabis, me peshë 9,8 kilogramë, që e kishin sjellë nga Shqipëria. Sipas policisë, të dy ata kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Greqi.

