Po verifikoheshin rastësisht, shqiptarët kapen me 1 mln euro kokainë

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi u është gjetur një sasi e konsiderueshme prej 4 kg kokainë e pastër. Lënda narkotike kap vlerën e 1 milion eurove.

Dy shqiptarëve, përkatësisht shtetasit Ilir Limushaj, 32 vjeç dhe Denald Biba, 20 vjeç, u arrestuan në banesën e tyre në Via Baveno në zonën San Donato të Torinos.

Hetimet e tyre nisën rastësisht pasi u transportuan në komisariat për verifikim mbi lejet e qëndrimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kohës që ndodheshin për verifikim, ata janë vizituar nga një vajzë, të cilës i kanë dhënë me shpejtësi disa çelësa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpejt, skuadrat e policisë u vunë në ndjekje të gruas duke e ndjekur me policë civilë, të cilët e konstatuan duke u përpjekur për të hapur një banesë. Vajza tha se kurrë nuk kishte qenë atje.

Në atë kohë, policët kanë ndërhyrë duke ushtruar kontrolle ku u gjet sasia e drogës e ndarë në 7 qese si dhe 18 mijë euro të futura në raftet e kuzhinës si dhe kavanozë.

Droga e kapur

Denald Biba

Ilir Limushaj

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?