Pogradecari përdhunon 19-vjeçaren në Tiranë, e përndiqte prej kohësh bashkë me shokun e tij
Aktualitet E Mërkurë, 26 Maj 2021 01:35
Mësohet se A.K. planifikoi përreth 4 muaj përndjekjen dhe më pas përdhunimin e vajzës së bashku me shokun e tij R.C.
Sic thuhet në njoftimin e Policisë, dyshohet se shtetasi A.K, ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj. Policia i ka arrestuar dy të rinjtë në zonën e Bllokut në Tiranë.
Ata akuzohen për veprat penale parashikuar në Nenet 102 e 121/a/2 të Kodit Penal. Ky është rasti i dytë i përdhunimit brenda një jave.

