Policia e Korçës gjen në pyll 13 thasë me kanabis, në kërkim trafikantët

Policia e Korçës ka sekuestruar 13 thasë me kanabis me peshë rreth 90 kilogram, ndërsa ka shpallur në kërkim poseduesit e lëndës narkotike. Droga është gjetur në vendin e quajtur “Pylli i fshatit Lekas”.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 29.05.2017, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë ushtruar në vendin e quajtur “Pylli i fshatit Lekas” kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

Swiss Digital Desktop Reklama

13 thasë me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, me peshë 90 Kg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet procedurale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?