Policia e Tiranës ka një zv/ drejtor të ri dhe shef të ri rrugor

Vijojnë ndryshimet në postet drejtuese të policisë. Arsen Sinomati, i cili deri tani ka mbajtur postin e shefit të Komisariatit nr 2 emërohet zv/Drejtor i Policisë së Tiranë.

Ai zëvendëson në këtë post Skënder Hitën.  Po kështu largohet shefi i Rrugores Ervin Hasrama, në vend të tij emërohet Erjon Ahmeti

Ndërkohë më 27 prill, pati një tjetër rokadë ndryshimesh në Policinë e Shtetit. Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare Policia e Shtetit u përfshi nga një valë e gjerë ndryshimesh që prekën si Drejtorinë e Përgjithshme ashtu edhe krerët e 10 qarqeve në vend, duke lënë të pandryshueshme dy qarqe Dibrën dhe Kukësin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej kësaj dite drejtimin e policisë së Tiranës e mori Ardi Veliu i cili zëvendësoi Ervin Hodajn

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndër emrat me të spikatur që ndryshuan ishin dhe ato të Drejtorit të Përgjithshëm të Krimit të Organizuar. Pas largimit të Ardian Çipës u drejtua nga një ish vartës itij Idajet Faskaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?