Policia flet për ngjarjen në Shkodër

Policia e Shkodrës ka dhënë versionin zyrtar për ngjarjen e rëndë në Shkodër. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, burri i shtëpisë, Beqir Xhilaj, 74 vjeç ka vrarë me çifte gruan e tij 30 vite më të re, Lumturie Xhilaj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Guci e Re, Shkodër. Fillimisht Beqiri ka thënë se gruaja ka vrarë veten, por më pas e ka pranuar krimin.

Në këto kushte Specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Beqir Xhilaj, 74 vjeç, banues në fshatin Guci e Re Njësia Administrative Rrethina Shkodër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut të cilën e mbante me leje shtetasi i lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, e parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?