Policia kap drogë dhe armë në Shkodër
Gjatë operacionit të ndërmarrë në Malësinë e Madhe, në fshatin rrasë Ivanaj, janë gjetur dhe më pas asgjësuar 670 bimë kanabis sativa si dhe armë dhe municione luftarake. Policia e Shkodrës ka raportuar se në vendin e quajtur pylli “Nën Maja” në fshatin Ivanaj Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, gjatë kontrollit të territorit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
1 armë zjarri atomatik model 56
2 krëhëra
50 fishekë
55 kapsolla detonatori
20 kallepë tritoli
15 copë granata
2 kutia metalike të mbyllura me ndezësa granate.
Ndërkohë që po procedohen në gjendje të lirë Kryeplaku i fshatit, Administratoria e Njësisë Administrative dhe një Isnpektor i Policisë Pyjore.
Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë në fshatin Rras, në vendin e quajtur Qafa e Mollës, Njësia Administrative Gjegjan, Pukë, pronë publike, ambient i hapur, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan në një parcelë 370 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me lartësi 10-110 cm, si dhe një serë janë gjetur 810 tasa plastik (kubik ) ku në 300 prej tyre kishte të kultivuar fidanë , ndërsa në 510 tasa kubik ishin të mbushur me dhe gati për përgatitje të mbjelljes së bimës narkotike.
Për këtë rast janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” shtetasit: F. J, 43 vjeçe, banuese në fshatin Gojan i Vogël Pukë, me detyrë Administratore e Njësisë Administrative Gjegjan, Pukë, B. Gj, 47 vjeç, banues në fshatin Rras – Pukë, me detyrë Kryeplak i fshatit Rras, T. N, 50 vjeç, banues në fshatin Dom – Pukë, me detyrë Inspektor i policisë pyjore që mbulon Njësinë Administrative Gjegjan, Pukë.

