Policia: Mos kaloni në këtë rrugë, mund të shkëputet mali
Policia e Vlorës njofton se për shkak të reshjeve të shumta që vijojnë të bien, aksi rrugor nacional, i cili lidh komunën Brataj me fshatrat Kuç, Kallarat dhe Bolenë do të bllokohet dhe nuk do të lejohet kalimi në këtë aks i mjeteve apo i këmbësorëve.
Në këtë aks rrugor mund të shkëputet një pjesë e shpatit të malit e cila për pasojë mund të rrezikojë jetët e njerëzve.
NJOFTIMI ZYRTAR
Njoftojmë se, për shkak të reshjeve të shumta që vijojnë të bien, aksi rrugor nacional i cili lidh Komunën Brataj me fshatrat Kuç, Kallarat dhe Bolenë do të bllokohet dhe nuk do të lejohet kalimi në këtë aks i mjeteve apo i këmbësorëve.
Në këtë aks rrugor mund të shkëputet një pjesë e shpatit të malit e cila për pasojë mund të rrezikojë jetët e njerëzve.
Shërbimet e Policisë, EC dhe shërbimi i mirëmbajtjes së rrugëve ndodhen tashmë pranë këtij aksi për të qenë në gatishmëri lidhur me çfarëdo ndërhyrje që mund të jetë e nevojshme.
U bëjmë thirrje banorëve të këtyre zonave që për arsye sigurie të mos kalojnë në këtë aks.

