Policia ndalon të riun shqiptar rrugëve të Peruxhias, e fundos ajo që i gjejnë në shtëpi

Policia e Peruxhias gjatë një kontrolli rutinë nëpër rrugët e qytetit, në zonën e quajtur Ponte San Giovanni, ndaloi një 18-vjeçar shqiptar. Duke mbajtur një qëndrim dyshues ndjaj të riut, karabinierët filluan t’i bënin pyetje, të cilave shqiptari iu përgjigj duke hezituar. Për këtë, autoritetet italiane vendosën t’i bënin një kontroll. Në xhepin e pantallonave i gjetën marijuanë dhe 40 euro.

Pas kësaj, policia vijoi më tej kontrollin duke e shoqëruar në banesën ku i riu shqiptar qëndronte. Poshtë dyshekut të krevatit të tij, policia gjeti një sasi tjetër marijuane, dhe një peshore.

Gjithashtu mbi komodinë 18-vjeçari mbante një fletore ku shënonte rregullisht të gjitha shitjet e drogës që bënte.

Swiss Digital Desktop Reklama

18 vjeçari u arrestua dhe, me urdhër të Prokurorit Publik,u mbajt në dhomën e sigurisë së stacionit policor në pritje për t’u gjykuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?