Policia sekuestron 4 automjete të vjedhura
Forcat operacionale të Sektorit të Hetimit dhe Narkotrafikut në Drejtorinë e Policisë së Fierit ka bllokuar ditën e djeshme 4 automjete të cilat dyshohen se janë vjedhur jashtë shtetit dhe janë trafikuar në Shqipëri.
Ndalimi i këtyre automjeteve u bë gjatë aksionit policor të koduar ‘Spare parts2017’, ku në total u ushtrua kontroll fizik mbi 53 makina.
Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar:
Mjeti tip “Volkswagen” me targa FR 7667 A në pronësi të shtetasit V.Ll
Mjeti “Fiat-Punto” me targa FR 3893 A në pronësi të shtetasit E.K
Mjeti “Fiat-Punto” me targa HS IA 2005 në pronësi të shtetasit G.K
Mjeti tip “Daimler-Chrysler” me targa AA 541 LC në pronësi të shtetasit P.M

