Policia zbardh ngjarjen: Vrasja në Durrës për një tub aspirimi
Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e të martës, ku mbeti i vdekur Agim Arapi, 51 vjeç. Sipas policisë konflikti ka nisur për një tub aspirimi, ku autorët i detyroheshin viktimës një shumë prej 13 mijë lekësh të reja.
Viktima i’ a ka kërkuar Jurgen Kurtit paratë dhe në debat e sipër, kanë ardhur dhe janë përfshirë në konflikt edhe dy vëllezërit Konstandin dhe Kujtim Ekonomi.
Këto dy të fundit e kanë futur viktimën, Agim Arapi brenda në dyqanin ushqimor dhe kanë mbyllur qepenin, ku aty më pas e kanë goditur me grushta. Gjatë kësaj kohe Jurgen Kurti ka qenë jashtë dyqanit ushqimor, qepeni ishte i mbyllur dhe brenda ndodheshin viktima dhe autorët.
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë. Nga ekspertiza mjeko- ligjore u vërtetua se Agim Arapi ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën, ku nuk ka përballuar dot goditjet me grushta, të kryera nga autorët.
Deklarata e policisë
Palët janë konfliktuar me njëri- tjetrin me sende të forta dhe për motive të dobëta (për një tub aspirimi). Autorët e arrestuar dhe shtetasi Jurgen Kurti, i shoqëruar mbrëmë nga Efektivet e Policisë, i detyroheshin viktimës që ti paguanin një shumë parash, 13 000 lekë të reja për tubin e aspirimit.
Viktima i’ a ka kërkuar shtetasit Jurgen Kurti paratë dhe në debat e sipër, kanë ardhur dhe janë përfshirë në konflikt edhe dy vëllezërit Ekonomi. Këto dy të fundit e kanë futur viktimën, shtetasin Agim Arapi brenda në dyqanin ushqimor dhe kanë mbyllur qepenin, ku aty më pas e kanë goditur me grushta.
Gjatë kësaj kohe shtetasi Jurgen Kurti ka qenë jashtë dyqanit ushqimor (qepeni ishte i mbyllur dhe brenda ndodheshin viktima dhe autorët). Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivet e Policisë, të cilët pak minuta pas ngjarjes kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit:
Kostandin Ekonomi 54 vjeç, banues në Durrës;
Kujtim Ekonomi 50 vjeç, banues në Durrës.
Të arrestuarit janë vëllezër me njëri-tjetrin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Vrasja me dashje”në bashkëpunim dhe”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 76, 25 dhe 279 të Kodit Penal.

