Policja tregon tmerrin: Shpëtova qafën por…(VIDEO)
Në një rrëfim për emisionin “Open” me Eni Vasilin, policja e plagosur në dorë, Ina Muka tregon momentin e plagosjes nga një plasëse.
”Quhem Ina Nuka. Kam lindur në Peqin jam banues në Tiranë kam mbaruar studimet te sportet pastaj shkova në polici. 1 vit e gjysmë kam punuar tek Komisariatin 3 dhe për 6 muaj punoj tek Drejtoria e Policisë. Ishim me shërbim te Parlamenti për protestën. Situata agravoi dhe turma nisi të shtynte. Isha në rreshtin e dytë dhe një nga këto plasëset më ra në trup dhe u mundova ta shmang me dorën e djathtë, pasi e kisha në pjesën e qafës”, u shpreh 24-vjeçarja.
Kujtojmë që nga protesta e dotës së sotme para Parlamentit mbetën të plagosur 12 efektivë policie dhe 3 protestues, banorë të ”Unazës së Re” të cilët kanë marrë ndihmën në Spitalin e Traumës.


