Postet që marrin njerëzit e Bashës prej kryeministrit Rama

Plas sherri në PD, por pazari mes Ramës dhe Bashës vazhdon. Pas deklaratës se Lulzim Bashës se nuk do të lejojë mbledhjen e asnjë Kuvendi të PD-së, ka dalë sot ish-ministri brendshëm dhe deputet i PD, Flamur Noka i cili ka pohuar se Kuvendi do të mblidhet sipas statutit.

Flamur Noka tha tekstualisht: Kuvendi i Partisë Demokratike do të mblidhet. Kuvendi Kombëtar do të mblidhet dhe jo për të shqyrtuar asnjë vendim të SHBA, sepse çdokush e di që vendimet e SHBA i shqyrtojnë vetëm institucionet e SHBA, por ky Kuvend do të mblidhet kundër Lulzim Bashës, kundër kryetarit të PD që tani është minorancë, ilegjitim dhe nuk përfaqëson vullnetin e shumicës anëtarëve të PD. Ia bëra me dije ta ketë parasysh se ky nuk do të jetë Kuvend kundër SHBA, por do të jetë Kuvend kundër tij. Gjithçka është një proces dhe askush në Republikën e Shqipërisë nuk mund të ndalojë vullnetin e anëtarëve të PD për t’u shprehur: zëri i çdo demokrati do të dëgjohet, vota e çdo demokrati do të dëgjohet”- theksoi Noka.

Ndërkohë mësohet se Basha ka filluar negociatat me kryeministrin Rama për marrën e disa posteve kushtetuese, por pa hyrë në Qeveri. Gjithashtu Basha kërkon disa ndryshime në Kushtetutë.

Damian Gjiknuri dje bëri thirrje hapur se me Lulzim Bashën, PS-ja mbetet e gatshme të shikojë ndryshimet kushtetuese që kërkon PD-ja e Lulit.

Pjesë e kësaj loje janë këto pozicione që Rama do ja jap Bashës për njerëzit e tij. Së pari Presidenti Republikës do jepet PD-së. Posti i kryetarit të Kontrollit të Shtetit (që do ta shkarkojnë këtë që është sot në detyrë) do jetë emër nga PD. Karrikja e ILKPDI do jetë nga emrat e Bashës. Në KLP do fusin tre prokurorë të cilët njihen si mbështetës të Bashës. Si dhe drejtori i përgjithshëm i RTSH do jetë një prej emrave afër PD-së, që dikur ka punuar te emisioni i Blendi Fevziut në Klan.

Po kështu nëse Berisha arrestohet apo e humb betejën finale me Bashën, atëhere zgjedhjet vendore do të bëhen në maj 2022, pra vitin e ardhshëm e ku PD-së do ti lihet me dinakëri bashkia e Tiranës ose e Durrësit. Ndërsa në bashkitë e tjera konkurencë. Një nga dy bashkitë e mëdha, Tirana ose Durrësi, mbetet e sigurtë që do t’ia “dhurojë” PD-së së Bashës, që edhe demokratët që mbështesin kryetarin aktual të PD-së të ushqehen me poste në bashki.

SHKARKO APP