Prapë Prokuroria. Verifikim shenjave të gishtave për deputetët

Prokuroria vijon hetimet në kuadër të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. Ndërkohë që ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit socialist Vladimir Kosta, pasi nuk ka deklaruar një dënim të vitit 200 për armëmbajtje pa leje, Prokuroria ka vijuar edhe tej procesin.​

Kështu, në zbatim të dekriminalizimit, Prokuroria i ka dërguar Europolit shenjat e gishtave për disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë për verifikim.

Bëhet fjalë për deputetin e PDIU Aqif Rakipi dhe Omer Mamo, si dhe deputetin e pavarur Mhill Fufi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas verifikimit të shenjave të gishtave, priten nga Europoli dhe Interpoli përgjigjet për këta deputetë. Procesi më pas do të vijojë me verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?