Premtimi i LSI/ Erisa Xhixho: Grante dhe kredi të buta për të rinjtë që vetëpunësohen
Kandidatja e LSI-së në Qarkun Fier, Erisa Xhixho zhvilloi sot një vizitë e ambientet e një biznesi privat në Fier. “Pizza Italia”, në Fier është një biznes që drejtohet nga një djalë i ri plot përkushtim për punën. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në facebook disa foto nga vizita e saj në këtë biznes. “Ne do ti mbështesim të rinjtë dhe idetë e tyre inovative me kredi te buta dhe grante për t’u mundësuar atyre realizimin e ëndrrave dhe punësim të sigurtë”,- shkruan Xhixho.

