Presidenti paralajmërim të fortë për zyrtarët e Rilindjes: Bëni kujdes maksimal në respektimin e ligjeve, 25 prilli po afron!

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar zyrtarët e shtetit që të bëjnë kujdes maksimal në respektimin e ligjeve dhe Kushtetutës së vendit. Duke ju referuar kontratave koncesoneare që po miratohen ditët e fundit nga qeveria, Meta shprehet se pas zgjedhjeve të 25 prillit nuk do të ketë asnjë justifikim për shkeljet e ligjit.

“25 prilli po afron! Paralajmëroj çdo zyrtar në Republikën e Shqipërisë: Të ketë KUJDES maksimal në respektimin e Kushtetutës dhe në respektimin e ligjit! Nesër nuk mund të thotë: “Më detyruan!” apo “Nuk e dija!”. 25 prilli po afron!”,- shprehet kreu i shtetit, Ilir Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?