Prezantimi i kandidatevë të Qarkut të Lezhës
Drejtuesja politike e Qarkut të Lezhës, Lindita Nikolla, prezantoi në Lezhë përpara strukturave të partisë dhe elektoratit kandidatët për deputetë të këtij qarku.
Në fjalën e saj e deleguara e qarkut të Lezhës, Lindita Nikolla, theksoi se në këto katër vite është bërë shumë jo vetëm për këtë qytet por për të gjithë Shqipërinë megjithatë theksoi Nikolla ka ende shumë për të bërë në vijim. Ndaj, theksoi Nikolla, nuk duhet të kthehemi pas, por të bashkohemi më 18 qershor të gjithë së bashku:
“Kemi ende shumë probleme, por e rëndësishme është të theksojmë se duhet të vazhdojmë punën e nisur pasi nëse kthehemi pas kemi shumë për të humbur. Ndaj bashkë jemi të vendosur për të mbajtur premtimet dhe angazhimet për të bërë më shumë për Lezhën që duam dhe Shqipërinë që duam. Sa më shumë votues në 18 qershor, që të mundësojmë zgjedhje të pastra e të ndershme dhe sigurisht një fitore spektakolare të ekipit të mrekullueshëm të Lezhës.”-theksoi Nikolla.
Duke u ndalur tek standardet e deleguara të qarkut të Lezhës znj. Nikolla nënvizoi se delegatë të Kongresit të Partisë Socialiste nga radhët e mësuesve janë plot 150, por asnjëri prej tyre në ditën e kongresit nuk e la mësimin për t’iu bashkuar atij. Ky, theksoi Nikolla është standardi ynë.
Kandidatët e qarkut Lezhë, Pjerin Ndreu, Gjetan Gjetani, Fran Mata, Adriana Jaku, Egli Dashi, Edona Daci dhe Elton Mata falënderuan strukturat për mbështetjen dhe besimin dhe ftuan elektoratin të angazhohet masivisht për garantimin e një procesi zgjedhor model.

