Prilli – Muaji i përgjakshëm në rrugët shqiptare, 22 të vdekur në 150 aksidente
Gjatë muajit Prill, ashtu si në Janar, ka pasur më shumë viktima se 2 muajt e tjerë të vitit 2017.
Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, gjatë muajit Prill, 22 persona kanë mbetur të vdekur nga 150 aksidente që kanë ndodhur në total.
Sipas INSTAT: Gjatë muajit Mars, numri i personave të vdekur është 16. Në shkurt 2017, ishin 17 të vdekur nga aksidentet, ndërsa në Janar 2017, 22, po qa sa në Prill.
Në krahasim me Prill 2016, numri i aksidenteve është ulur me 14,8% gjatë muajit që lamë pas.
Numri i të aksidentuarve është 190 persona nga 222 që ishte një vit më parë. Në katërmujorin e parë 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 7,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Prill 2017, aksidentet rrugore, në 91,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç. Numri të aksidentuarve për 100.000 banorë ishte afërsisht 7 persona. Krahasuar me mesataren e vitit 2016, ky numër u ul me 18,0 %.


/Syri.net/

