Priten tri ditë të ftohta, masat ajrore të Rrethit Polar mbërrijnë në Ballkan

Priten 3-4 ditë të ftohta, njofton Meteoalb. Që nga mesnata që kaloi, masa ajrore të Rrethit Polar kanë nisur të zbresin deri poshtë në Ballkan duke përfshirë dhe territorin shqiptar. Rrjedhimisht, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie drastike ku vlerat minimale në zonat malore zbresin rreth 10°C nën zero.

Po ashtu, temperatura shumë të ulëta do të shënohen edhe në Ultësirën Perëndimore ku zona të veçanta do të shënojnë 2-3°C nën zero.

Rënia vijon edhe të dielën ndërsa të hënën, pritet rritje e lehtë e tempurave. Rritja do të vijojë me 2-3°C edhe të martën ndërsa pas të mërkurës, temperaturat rriten ndjeshëm duke vijuar të larta edhe 10-ditëshin e parë të muajit mars 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tabloja e reshjeve: gjatë fundjavës priten reshje të pakta dhe të izoluara në veri dhe zonat qendrore por reshje të dobëta dhe lokalisht mesatare do të sjellë e shtuna në Jug të vendit. Si pasojë e tempurave të ulëta, reshjet do jenë në formën e dëborës në zonat malore (aty ku do ketë reshje) por rrezikohen edhe disa zona të ulëta, nga flokë të përkohshëm dëbore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?