Projekti i landfillit, banorët bllokojnë rrugën nacionale Fier-Lushnjë

Dhjetëra protestues të Vajkanit, Kallmit e Verrisë kanë bllokuar për disa minuta autostradën Lushnjë–Fier ne vendin e quajtur Vajkan, në shenjë proteste. Pas kësaj, policia shoqëroi në komisariat disa persona për bllokim të paligjshëm të rrugës, gjë që solli grumbullimin e protestuesve para komisariatin. Banorët pohojnë se duan transparencë nga bashkia për impiantin e plehrave.

Banorë: Nuk i duam mbetjet.
-Ne e duam me shkrim nga kryetari që të na sqarojë veten. Ne nuk tërhiqemi.

Pakënaqësi ndaj kryetarit të bashkisë në lidhje me projektin e impiantit të përpunimit të mbetjeve kanë edhe këshilltarët e LSI, të cilët i kërkuan transparencë rreth kësaj çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nimet Musai kreu i grupit të këshilltarëve të LSI: Ne kërkojmë vendimin përkatës në interes të publikut. Kërkojmë transparencë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkia: Shprehim keqardhje që për një grusht votash më shumë i detyron Këshilltarët e LSI të ishin sot të pa ditur. Asnjë vendimmarrje për impiantin nuk do të merret pa u biseduar dhe pa marrë pëlqimin e banorëve.

Projekti për landfillin e Fierit, deri më tani është ndryshuar tre herë, pasi çdo vend ku është përcaktuar ndërtimi i impiantit është kundërshtuar ashpër nga banorët e zonës.

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?