Prokurores së Elbasanit i humbin dosjet e korrupsionit

Policia e Elbasanit njofton sot se prokurores A.Xh, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan i kanë humbur tre fashijut të procedimeve penale. Denoncimi është bërë një ditë më parë.

“Në datë 02.12.2017, ka bërë kallëzim shtetasja A.Xh., me detyrë prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pasi kur ka shkuar në zyrë ka konstatuar se i kishin humbur 3 fashikuj të procedimeve penale, materiale të Task Forcës për hetimin e korrupsionit”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor, gjatë këqyrjes së vendit (zyrës), nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë dhe ka dyshime se janë marrë nga punonjës të kësaj prokurorie, pa dijeninë e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?