Prokurori i “dosjes 339” i pastër në Vetting

Në seancës dëgjimore përpara KPK ditën e sotme ka dalë prokurori Vladimir Mara. Prokurori i Krimeve të Rënda është gjithashtu kandidat për SPAK por kujtojmë se ai ka në dorë dhe dosjen e shumëpërfolur 339.

Relatori i çështjes evidentoi se Mara ka qenë OPGJ (Oficer i Policisë Gjyqësore) në Korçë nga 2000-2003. Në janar 2004-2008 OPGJ te Krimet e Rënda. 2008-2016 prokuror në Durrës. Nga 2016, prokuror te Krimet e Rënda.

Prokurori është vlerësuar sipas tri kritereve, deklarimi i të ardhurave, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas ILDKPI deklarimi i pasurisë është i saktë dhe burimet janë të ligjshme, kështu që prokurori nuk ka fshehje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përsa i përket pastërtisë së figurës, DSIK ka vlerësuar si të përshtatshëm Marën për vijimin e detyrës.

Për verifikimin e aftësive profesionale KLP ka përcjellë raport pozitiv për Marën. KPK hetoi mbi problematiken e hasur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ajo e Tiranës për ekstradimin e Nezar Seitit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?