FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prokuroria e Gjirokastrës rihap hetimin për ngjarjen e 25 prillit

Ne ate kohe i dyshuar i incidentit ishte Konstandin Xhuvani, djali i ish deputetes socialiste Luiza Xhuvani.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga burime te akuzës, raporton ABC News, qe sqarojne se prokuroria do të kryeje ekspertimin balistik dhe krahasues të tre gëzhojave dhe predhës së gjetur në vendin e ngjarjes, pranë lokalit “Lithiumit” në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër.

Sipas burimeve, prokurorët do të krahasojnë gëzhojat dhe predhën e gjetur në makinë me gëzhojat dhe pistoletën, me te cilat Konstandin Xhuvani vrau 4 personat në lokalin “Ante Grand” në rrugën e Elbasanit kete te marte ne kryeqytet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto predha do ti nënshtrohen ekzaminimit nga laboratori I policisë shkencore, për të pare nëse kane dale nga e njejta armë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetuesit thonë se, nëse këto gëzhoja rezultojnë te se njejtes armë qe iu gjet Xhuvanit, atehere kjo mund te provoje se ngjarja e prillit u manipulua nga policia dhe prokuroria, për të favorizuar djalin e te zgjedhures socialiste.

Në vendimin e prokurorise per pushimin çeshtjes, thuhet se Konstandin Xhuvani në atë kohë nuk kishte në përdorim nje aparat celular, për të saktesuar vendndodhjen e tij ne momentin e incidentit, ndersa shkruhet gjithashtu, se lokali ku ndodhi ngjarja, nuk kishte kamera sigurie.

Ne kete menyre prokuroria mori të mirëqenë pohimin e mjekut roje të Spitalit Psikiatrik në Elbasan, i cili tha se në orën kur ka ndodhur ngjarja në Gjirokastër, shtetasi Konstandin Xhuvani ndodhej i shtruar ne këtë qendër mjekësore, në gjendje të rënduar nga alkooli.

Por, edhe dëshmite e personave të kanosur, u ndryshuan një muaj pas ngjarjes.

Diten e incidentit, ata identifikuan Konstandin Xhuvanin, si personi, që qëlloi me armë në drejtim të tyre, ndërsa pas 30 ditesh e mohuan këtë pretendim.

Ky ndryshim qëndrimi, dyshohet, se ka ardhur pas nje marreveshjeje, për të mbyllur dosjen e hapur në Prokurorine e Gjirokastrës.

Me rihapjen e hetimit, të gjitha këto dyshime, do të verifikohen edhe njëherë nga prokuroria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?