Pronarit që i vunë tritol në makinë ka gjysmën e familjes të vrarë nga…

Elton Ismaili, pronari i makinës që iu vu tritol mbrëmjen e së martës në Vlorë, ka deklaruar se nuk ka konflikt me njeri dhe se zbulimin e ngjarjes ia ka lënë në dorë, policisë dhe prokurorisë.

“Isha në banesën e prindërve kur ndodhi shpërthimi. Makina ishte parkuar pranë shtëpisë së tyre. U alarmova nga shpërthimi i fuqishëm. Ishim 4 metra larg, fati ynë që shpëtuam. Kam pasur kërcënime edhe më parë. Më janë vrarë familjarë dhe nuk ka pasur asnjë autor”,-u shpreh ai.

Ismailit në fakt, vite më parë i kanë vrarë në një atentat motrën, vëllanë, dajën dhe ortakun e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?