Protesta/ Dy vajzat e goditura nga Denisi: Mbahen në qeli protestues, dhe lirohet dhunuesi serial
30-vjeçari Denis Telo dhunoi sërish vajza në rrugën e Bogdanëve në kryeqytet, dhe sot dhjetëra qytetarë aktivistë të shoqërisë civile dhe të Organizatës Politike, mbajën një protestë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kundër dhunës ndaj dy vajzave.
Mirela Ruko dhe Albina Ruko thanë se në qeli mbanë protestues dhe lihen të lirë dhunues të tillë. Ato ngritën pyetjen se kush e ka liruar Denisin, ndërkohë që është një dhunues serial.
“Duam hetim, kush e ka liruar Denisin pas 8 kallëzimeve, është dhunues serial. Ndalimi i tij në komisariat për 72 orë është i tmerrshëm. Ishte shokues dhunimi, s’më ka prekur njeri me dorë. Nuk e dimë pse ndodh kjo, e ka specifike ndaj vajzave.
Policia e Shtetit na ka dhunuar në protesta. Mban protestues në qeli dhe lë të lirë dhunues të tillë. Dhuna ka qenë e pajustifikuar institucionet janë përgjegjëse.
Denisi është fenomen nuk është individ. Nuk ka asnjë lloj mase. Një person që të godet në rrugës nuk mund të jetë në rregull. Kemi dhunë në pjesën e kokës. Kanë qenë dëmtime që ndodhin në pjesën e fytyrës. Është tendencioze ndaj vajzave”.

