Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 22:43 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje 3-0 përballë Irlandës në ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kombeve. Ky rezultat i lë Dardanët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sulme kibernetike
  • Ukraina
  • Kosova
  • Lindja e Mesme
  • Futboll
  • Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sulme kibernetike
  • Ukraina
  • Kosova
  • Lindja e Mesme
  • Futboll
  • Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Protesta e PD-së, analisti Mërtiri: Një reagim për të treguar forcë brenda vetes dhe jo për të trembur qeverinë

Aktualitet E mërkurë, 21 Shkurt 2024 21:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Analisti Ergys Mërtiri e cilëson protestën e opozitës një ditë më parë si një reagim për të treguar forcë brenda vetes dhe jo për të trembur qeverinë. Në një intervistë televizive, ai tha se kjo është një luftë brenda llojit për të treguar kush mbledh më shumë, pasi me atë lloj proteste qeveria nuk mund të rrëzohet.

Gazetari: Si e vlerëson protestën e djeshme?

Mërtiri: Nga njëra anë protesta është ashtu siç e thonë vetë protagonistët e saj e suksesshme. Por e suksseshme për kë? Qëllimi përse u bë kjo protestë nuk u është për të dëmtuar qeverinë, për ta bërë atë më të dobët, pssi me protesta të tilla nuk dobësohet qeveria. Qëllimi përse u bë ishte për të rregullkuar punët e brendëshme të opozitës, dhe jo për të rregulluar punët e saj në raport me nevojat e saj të jashtme në përballjen me qeverinë. Opozita kur është tashmë prej kohësh në një përballje me veteveten, në një luftë civile brenda vetes, kjo lloj proteste ishte për t’i treguar publikut që unë jam opozita e vërtetë dhe e vetme. Po të shohësh retorikën e organizatorëve të saj ata thonë që opozita ishte e bashkuar në shesh. Pra ata thonë që ajo që nuk ishte në shesh, ishte jashtë saj nuk është opozitë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gazetari: Domethënë ja ka arritur qëllimit në një farë mënyre për të rregulluar punët e brendshme. Sot mund të thuhet se betejën dy vjeçare e ka fituar Berisha apo jo?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mërtiri: Jo. Ajo është e suksesshme për t’i dhënë një goditje palës tjetër, por lufta e plotë nuk mund të fitohet kurrë. Unë mendoj se përçarje të tilla nuk mbarojën kurrë. Ajo do të vazhdojë deri sa njëra palë të shkrihet, apo të përfundojë në një marrëveshje midis palëve. Kështu ndodh përgjithësisht, është në natryrën e përçarjeve që të zhvillohen në këtë lloj forme. Goditjet janë për të nënshtruar palën tjetër, që në momentin kur të bëhet marrëveshja ajo të jetë në pozita inferiore. Është njëlloj si me luftrat. Lufta e II Botërore, zhvillohet lufta njëra palë del e humbur, por jo e asgjesuar totalisht dhe marrëveshja bëhet në disfavor të palës humbëse. Kështu ndodh dhe në politikë, konflikti konsumohet deri në momentin kur ai i cili fiton shfrytëzon situatën për të marrë pjesën e luanit dhe për t’i lënë një pjesë të vogël pjesës tjetër.

Mund t'ju interesojë

FBI në panik për sulme kibernetike, Nini: Tentativa për të ndërhyrë nëpër sisteme, IA mund të kontrollojë gjithçka

FBI në panik për sulme kibernetike, Nini: Tentativa për të ndërhyrë nëpër sisteme, IA m...

Para 6 orësh
Këlliçi dënon dhunën policore ndaj protestuesve: Në 28 Nëntor t’i dëshmojmë se i ka ditët të numëruara

Këlliçi dënon dhunën policore ndaj protestuesve: Në 28 Nëntor t’i dëshmojmë se i ka dit...

Para 7 orësh
Arrestohet polici në Kavajë

Arrestohet polici në Kavajë

Para 7 orësh

Gazetari: Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken nuk e përfilli opozitën, dihet roli dhe pesha që ka SHBA në Shqipëri. Çfarë mesazhi mendoni se ka dhënë me këtë sjellje Uashingtoni?

Mërtiri: Për mua Uashingtoni ka treguar se opozita nuk është akoma faktor. Duke qenë e përçarë, një pjesë e saj non-grata, duke mbajtur si lider një person që amerikanët nuk e konsiderojnë partner, e konsiderojnë të korruptuar, një person i cili nuk duhet të jetë më në politikë. Për këtë arsye Blinken e ka konsideruar opozitën si jo partner për amerikanët, prandaj nuk ka takuar asnjërën palë pasi nuk do të futet në konfliktin e brendshëm të PD. Por deri në momentin kur PD dhe gjithë opozita do zgjidhë problemin e lidershipit të saj, të zgjidhë pronblemet e brendshme, nuk do të futet në konflikt. Për momentin partneri i vetëm është qeveria.

Gazetari: Pas një viti do të jenë zgjedhjet e përgjithshme politike, si e parashikon paraqitjen e opozitës duke u nisur nga premisat që kemi sot?

Mërtiri: Nëse gjërat janë kështu siç janë, kjo është një gjë e keqe për opozitën, pasi opozita nuk fiton dot. Kjo protestë ka një problem të madh, krijon iluzionin e suksesit, krijon idenë se kjo opozitë po rregullohet, po forcohet dhe ajo do të mundë Edi Ramën. Unë mendoj se për sa kohë kjo opozitë do të ketë lider Sali Berishën kjo opozitë nuk mund të fitojë dot.

Kjo është vërtetuar tashmë se ky popull me 1 milionë vota e rrëzoi nga pushteti 12 vite më parë kur Berisha ishte shumë herë më i pranueshëm publikisht se nga është sot, dhe atëherë nuk ishte as non-grat dhe as izolimin ndërkombëtar që është sot. Në kushtet ku jemi është oguri më i mirë për qeverinë të ketë përballë një opozitë që nuk është alternativë qeverisëse, dhe këtë po e tregojnë edhe nga mënyra se si po bëjnë opozitë. Por është thjeshtë një forcë politike që po përpiqet të kapet me thonj për të qendruar në politikë dhe jo për të mundur Edi Ramën.

Etiketat e lidhura

Ergys Mërtiri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 6 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

Rikthimi i Jensen Huang në Nvidia: i gatshëm të kthehet, por bordi nuk e shqyrton
Para 6 orësh

Rikthimi i Jensen Huang në Nvidia: i gatshëm të kthehet, por bordi nuk e shqyrton

Kombëtarja U-21 barazon pa gola me Spanjën U-21 në “Air Albania”
Para 6 orësh

Kombëtarja U-21 barazon pa gola me Spanjën U-21 në “Air Albania”

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse
Para 6 orësh

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 6 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 6 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 7 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

4 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 9 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.