Protesta – Shkodër, familjet e zonave të përmbytura bllokojnë pedonalen
Aktualitet E Mërkurë, 26 Maj 2021 14:06
Banorët e zonës së Nënshkodrës kanë dalë sot në protestë për dëmshpërblimet nga përmbytjet, duke bllokuar pedonalen e qytetit të Shkodrës dhe qarkullimin e mjeteve.
Familjarët e zonave të përmbytura protestuan përpara prefekturës, duke thënë se dëmshpërblimet nuk po ndahen ashtu siç u premtua.
Ata thonë se po ndahen në mënyrë selektive dhe pa procedura të rregullta.

