Protestuesit përplasen me policinë para Kryeministrisë
Aktualitet E Premte, 13 Gusht 2021 01:18
Pas protestës para Ministrisë së Brendshme të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së janë konfrontuar me policinë, gjatë marshimit të tyre drejt kryeministrisë.
Protestuesit ishin nisur për ti dorëzuar biletën për në Kolumbi, Edi Ramës.
Sapo janë afruar pranë kryeministrisë, me dhjetëra forca të pranishme të policisë kanë ndërhyrë, duke mos lejuar të rinjtë të protestojnë.

