Provimi i tretë i Maturës, 37 mijë nxënës testohen sot në Matematikë

Sot maturantët në të gjithë vendin do të zhvillojnë provimin e tretë. Rreth 37 nxënës do të testojnë ditën e sotme njohuritë e tyre në lëndën e Matematikës.

Ky është provimi i tretë i Maturës Shtetërore, pasi më parë kanë dhënë dy provimet e tjera, Gjuhën e Huaj dhe Gjuhën Shqipe e Letërsinë.

Matematika është provimi i tretë, ndërsa i fundit është ai me zgjedhje në datë 20 qershor. Maturantët janë shprehur më parë se koha e përgatitjes nga një provim në tjetrin ka qenë e pamjaftueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të siguruar mbarëvajtjen e provimit në 206 shkolla të mesme në të gjithë vendin janë vendosur në gatishmëri 560 efektivë të Policisë së Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?