Provimi – Klasat e pesta 50 pyetje test: Më të vështira të matematikës
Nxënësit e klasave të pesta kanë përfunduar këtë të martë testimin e njohurive tyë përgjithshme për lëndët gjuhë, matematikë dhe dituri natyre. Pas përfundimit të testit, nxënësit pranuan se në përgjithësi pyetjet ishin të një niveli mesatar ndërsa sipas tyre vështirwsinë mw të madhe e kanë hasur në pyetjet e matematikës.
Për rreth 1 orë e 30 minuta nxënësit e klasave të pesta në të gjithë vendin i jane nwnshtruar testimit të njohurive në lëndët gjuhë shqipe, matematikë dhe dituri natyre.
Menjëherë pas përfundimit të testit, nxënësit thanë për Ora News se 50 pyetjet të cilave iu nënshtruan ishin në një nivel mesatar, ndërsa një pjesë e tyre ishin me zhvillim llogjik.
Në disa shkolla, nxënësit e kanë përfunduar plotësimin e tezës para orarit të përcaktuar.
Për këtë provim nxënësit nuk do të kenë penalitete për vijimin e arsimimit dhe nuk do të vlerësohen me notë por me pikë nga ku do të dalin edhe rezultatet për njohuritë e tyre.
Vitin e shkuar rezultoi se rreth 44% e nxënësve kishin rezultate të dobëta në këto lëndë.

