”PS shkrin bashkitë Dimal dhe Poliçan”, Bozdo: PD propozon rritje të numrit të bashkive, si kërkesë dhe nevojë e komuniteteve

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka reaguar ndaj propozimit të Partisë Socialiste për reduktimin e mëtejshëm të numrit të bashkive, duke e cilësuar atë si një përpjekje për konsolidimin e hartës elektorale të mazhorancës. Në një deklaratë publike, Bozdo tha se dëgjesat e zhvilluara në qarqe kanë sjellë kërkesa për rritjen e numrit të njësive vendore dhe forcimin e përfaqësimit, dhe jo për uljen e tyre. Sipas tij, propozimi i PS nuk bazohet në kriteret kryesore të funksionimit të pushtetit vendor, si ofrimi i shërbimeve, subsidiariteti dhe autonomia financiare.

Postimi i plotë

Propozimi i Partisë Socialiste për reduktimin e mëtejshëm të numrit të bashkive, duket lexuar si vazhdimësi e konsolidimit të hartës së saj elektorale, pas reformës shkatërrimtare territoriale të vitit 2015.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së pari, në të gjitha dëgjesat publike të bëra në qarqe, është kërkuar rritja e numrit të njësive vendore dhe rritja e përfaqësimit, dhe jo ulja e tij!

Swiss Digital Mobile Reklama

Së dyti, propozimi i PS nuk mbështetet në asnjë nga kriteret bazë të funksionimit të pushtetit vendor, si ofrimi i shërbimeve, subsidiariteti, autonomia financiare etj…!

Së treti, për të kuptuar se çfarë po ndodh, shikoni propozimin e PS për Qarkun Berat: Shkrihet Bashkia Dimal edhe pse ka një konsensus shumë të madh, nga komuniteti dhe nga të dy forcat politike kryesore PD dhe PS, që kjo njësi jo vetëm të mos shkrihet por të forcohet më tej. Sepse ajo ka shumë nevojë për investime në infrastrukturë dhe mbështetje për fermerët e mrekullueshëm të zonës.

Shkrihet Bashkia Poliçan, kur ekzistenca e saj është domosdoshmëri për të ofruar shërbime për 26 fshatra që po braktisen çdo ditë për mungesë shërbimesh dhe investimesh, dhe ku komuniteti kërkon me forcë që bashkia jo vetëm të ekzistojë por edhe të forcohet! Me pak fjalë, PS po e çon deri në fund kontrollin e saj politik mbi territorin, në dëm të interesave primare të shqiptarëve. Propozimi i PD, që shumë shpejt do të bëhet publik, për Qarkun e Beratit propozon rritje të numrit të bashkive, si kërkesë dhe nevojë e komuniteteve dhe si domosdoshmëri për tu afruar me standardin evropian! Është koha për të kundërshtuar me forcën më të madhe, tej dallimeve politike, këtë propozim që i shërben vetëm qeverisë më të korruptuar dhe të kriminalizuar ndonjëherë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?