PS reagon për Bashën: Nuk e lëmë vendin të shkoj drejt kaosit

ka reaguar sot pas deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Në reagim thuhet se “PS-ja nuk do ta lejojë PD-në dhe askënd tjetër që ta kthejë Shqipërinë mbrapa në të kaluarën e kaosit dhe paligjshmërisë; dhe ne nuk do të lejojmë askënd të bllokojë rrugën tonë drejt Europës dhe drejt shpresës për drejtësi e më tepër vende të reja pune”.

Deklaratë e Partisë Socialiste të Shqipërisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha dhe Basha nuk kanë asgjë çfarë t’i ofrojnë Shqipërisë, përveç se t’i quajnë “mafiozë” partnerët tanë europianë, të bllokojnë Vettingun dhe të shuajnë çdo fije shprese të shqiptarëve për zhvillim dhe mirëqenie ekonomike. Ata mund të ofrojnë vetëm gënjeshtra nga çadra e tyre, e cila është kthyer tashmë në strehën e fshehjes të së vërtetës nga realiteti. Tashmë po bëhet përherë e më e qartë për të gjithë shqiptarët, se kjo çadër nuk ka as plan dhe as shpresë për t’i ofruar Shqipërisë dhe shqiptarëve, përveç thirrjeve dhe kërcënimeve për dhunë. PS-ja nuk do ta lejojë PD-në dhe askënd tjetër që ta kthejë Shqipërinë mbrapa në të kaluarën e kaosit dhe paligjshmërisë; dhe ne nuk do të lejojmë askënd të bllokojë rrugën tonë drejt Europës dhe drejt shpresës për drejtësi e më tepër vende të reja pune.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?