Pse Basha doli i tronditur nga Pallati i Kongreseve dhe shmangu gazetarët?
Kreu demokrat Lulzim Basha ka shmangur prononcimin për mediat pas takimit me Kryeministrin Edi Rama, ndërsa pamja e tij tregonte se jo gjithçka nga ky takim mund të ketë qenë ashtu siç mund ta kishte menduar.
Takimi mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama u zhvillua në Pallatin e Kongreseve dhe sikundër është raportuar ka pasur në qendër emrat që do të propozojë PD për pozicionet e ministrave, zv.Kryeministrit, Kreut të KQZ-së, dhe disa drejtuesve të institucioneve, si ALUIZNI, Burgjet, Hipoteka dhe AZHRB.
Mos ndoshta Kryeministri ka refuzuar ndonjë nga kandidaturat e preferuara të opozitës? Kjo mbetet për tu parë, por sikundër mësohet emrat e propozuar janë teknikë dhe jo funksionarë të PD-së./ 360grade.al
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Vp4z3RmmsxM&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

