Psikiku që “parashikoi” Trump, Brexit; zbulon çfarë ndodh në 2017. Janë 6 katastrofa
Çdo vit, Craig Hamilton Parker, 62 vjeç, zbulon parashikimet e tij për 365 ditë të vitit, ndonjëherë edhe më tej. Profeti i lindur në Southampton, thotë se ai tashmë ka parashikuar se çfarë do ndodh me ne këtë vit. Ai i publikon parashikimet e tija në faqen e internetit, psychics.co.uk, që e administron vetë ku dhe zbulon se sa i saktë ka qenë me parashikimet.
Tabloiti britanik “Daily Star”, shkruan se: “Vitin e kaluar ai pretendoi se do të kishte një përpjekje për vrasjen e Angela Merkel dhe fitoren e Donald Trump në zgjedhjet e SHBA-së. Gjithashtu ai tha se Britania do të lërë BE-në, duke shkaktuar dorëheqjen e David Cameron si Kryeministër, terroristët që synonin qendrat tregtare dhe vendpushimet e tregut”, përshtat “Koha Jonë”.
Por këtë vit, nëse Hamilton-Parker është i saktë, bota mund të bëhet një vend më i rrezikshëm.
Ai ka parashikuar që:
– Dorëheqjen e Hillary Clinton nga politika pas lëshimit të dokumenteve.
– Danimarka dhe Italia, janë vendet e ardhshme për të dalë nga BE-ja dhe kjo do të sjellë rrëzimin e euros.
– Kaosi ekonomik në Europë dhe Amerikë, sjell trazira në Romë, Madrid, Berlin, Paris dhe Pragë.
– Një sulm toksik ose biologjik në një shkollë në Europë.
– Një epidemi globale e gripit.
– Eklipsi mbi Amerikën në gusht që përputhet me një rënie të madhe të tregut të aksioneve.
Në faqen e tij të internetit, Hamilton-Parker shton se: “Unë mendoj se përgjatë vitit 2017 dhe 2018, janë vitet kur gjërat shpirtërore do të zbulohen në botë”. Në vitet e mëparshme ai tha se personat e armatosur do të sulmonin Parisin, një nëndetëse bërthamore që hynte në probleme serioze dhe një zbulim arkeologjik në Antarktidë.
Vitin e kaluar ai sugjeroi se mund të ketë një sulm me gaz në një stacion nëntokësor, një grusht shteti politik në Kinë dhe një tërmet i madh që godit Himalajet.
Kjo vjen mes frikës që nga Inagurimi i Trump si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara që mund të ishte objektiv i një sulmi.
Baba Vanga, psikike e verbër e quajtur “Nostradamus i Ballkanit”, parashikoi se një prishje e marrëdhënieve në BE mund të nxis luftën. Nostradamusi, me sa duket profeti më i famshëm i të gjitha kohërave, thuhet se ka bërë parashikime për këtë vit, duke përfshirë Trump dhe mundësitë e “Luftërave të nxehta”.
Burimi: Daily Star/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

