Pukë, plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar/ EMRI

Një 30-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Pukë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në fshatin Kaftall.

Sipas informacioneve të para të policisë i plagosur është Petrit Biba, i cili është dërguar në spital. I plagosuri mësohet se është punëtor në kantierin e ndërtimit të HEC-it në Kaftall.

Janë ende të paqarta rrethanat e plagosjes, ndërsa policia ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?