Punonjësit e burgut u hakmorën se ai denoncoi mungesën e ujit të pijshëm, Klevis Bitro i çon në gjyq
Denoncimi i mungesës së ujit të pijshëm në burgun e Durrësit nuk i kushtuar pak të dënuarit Klevis Bitro, ish-zyrtar në Ministrinë e punës dhe Mirëqenies Sociale, kur ky dikaster drejtohej nga Spiro Ksera.
Bitro pretendon se pasi denoncoi në “News24” edhe mungesën e mjeteve për transportin e të dënuarve në Gjykatë, punonjësit e burgut janë hakmarrë ndaj tij.
20 ditë izolim dhe të drejta të tjera njerëzore që iu hoqën pas këtij denoncimi, bënë që i dënuari t’i drejtohet Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, ku kërkon drejtësi.
Bitro i kërkoi Gjykatës së Apelit rrëzimin e masës disiplinore të marrë nga Këshilli i Disiplinës në burgun e Durrësit në 10 Janar 2017.
Në seancë i dënuari renditi 11 shkeljet ligjore që i janë bërë nga Këshilli Disiplinor i burgut që nga data 10 Janar deri në 31 Janar, kohë kur u mbajt i izoluar nga të dënuarit e tjerë, nuk u lejua të takojë familjarët, iu ndaluan telefonatat pa një vendim prokurorie dhe u mbajt me pranga brenda ambienteve të burgjeve.
Bitro u shpreh në seancë se masa e komisionit disiplinor me motivacion e kryerjes së veprimeve me qëllim përfitimi është qesharake dhe me një ndjenjë të theksuar hakmarrjeje. I dënuari Klevis Bitro i ka dërguar kërkesë edhe Ministrisë së Drejtësisë. Në përfundim gjykatësja shpalli moskompetencën për shqyrtimin e kësaj çështjeje dhe e dërgoi në Gjykatën Administrative.

