Punonte roje në një qendër kontrolli automjetesh, gjendet i pajetë 53-vjeçari në Finiq

Një 53-vjeçar, i cili punonte roje në një qendër kontrolli automjetesh në Finiq, është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm.

Ngjarja në fjalë është regjistruar rreth orës 06:00, në fshatin Vrion.

Burime zyrtare nga policia e Sarandës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G.I., banues në Sarandë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Viktima punonte si roje në qendrën e kontrollit të automjete në Vrion (punonjës i policisë private), i cili është konstatuar i pajetë nga punonjësi i turnit tjetër dhe ky i fundit ka njoftuar menjëherë policinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga këqyrja që i është bërë trupit nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune apo dëmtim tjetër.
Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (infarkt).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?